Deputetja Duda Balje reagon për letrën që la Sokol Halili: Manipulimi nuk vdes kurrë

Aktuale

Deputetja Duda Balje reagon për letrën që la Sokol Halili: Manipulimi nuk vdes kurrë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 19:30
Duda Balje

Deputetja Duda Balje ka reaguar pas publikimit të letrës së Sokol Halilit, para se të kryejë vetëvrasje.

Balje përmes një shkrimi në Facebook thotë se letra e tij nuk mund ta justifikojë vrasjen e dyfisht që e bëri.

"Dhe tani letra, e njeriut qe vrau veten, se e dinte se ishte fajtor, justifikon vrasjen e dyfishte qe beri? Manipulimi nuk vdes kurrë“.

Në fillim të letrës, Sokol Halili ka treguar se e ka vrarë me vetëdije Hamide Magashin.

Ai tutje ka shkruar se dëshiron të tregojë se çfarë ka qenë raporti i tij me Hamide Magashin dhe ka përmendur një plan që thotë se e kishte bërë ajo bashkë me motrat e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat