Klinaku akuzon vetën për një vepër penale: Unë jam i lirë, ndërsa Hysniu e Nasimi mbahen peng

Aktuale

Klinaku akuzon vetën për një vepër penale: Unë jam i lirë, ndërsa Hysniu e Nasimi mbahen peng

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 19:55
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka akuzuar vetën si person që ka penguar zyrtarët e ZPS-së në kryerjen e detyrës zyrtare.

Klinaku me një postim në Facebook, ka thënë se këtë vepër e ka kryer dhe është në liri, ndërsa ish-kolegët, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, mbahen peng edhe me këtë akuzë për më shumë se dy vite.

“Një nga akuzat: ‘Pengimi i personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’ Faton Klinaku vet, synonte të pengonte zyrtarët e ZPS-së, dhe këtë ai e bënte me dashje.

Pra, vepra e kryer nga unë dhe jam i lirë, ndërsa shokët Hysniu e Nasimi mbahen peng edhe me këtë akuzë për më shumë se dy vite. Drejtësi të tillë, nuk e besoj se do të gjeni diku në planetin tokë”, ka shkruar Klinaku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat