Latifi: Ata që e justifikojnë monstrumin që vrau gruan shtatzënë, janë vrasës potencial të grave nesër

Aktuale

Latifi: Ata që e justifikojnë monstrumin që vrau gruan shtatzënë, janë vrasës potencial të grave nesër

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 20:39
Profesori Blerim Latifi

Profesori Blerim Latifi ka thënë se justifikuesit e vrasësit të shtatzënës 35-vjeçare, janë vrasës potencial të grave.

Ai ka thënë se komente të tilla janë paralajmërime të hershme të krimeve të radhës.

“Potencialisht vrasësit e nesërm të grave janë ata që sot shkruajnë komente përmes të cilave e arsyetojnë dhe e justifikojnë kët’ monstrumin që vrau gruan shtatzanë. Këto komente janë  paralajmërime të hershme të krimeve të radhës”, ka shkruar Latifi.

“Sepse ai që e justifikon një vrasës të tillë, nuk e ka hiç të vështirë të bëhet vetë vrasës në rrethana të ngjashme. Sepse justifikimi i krimit gjithmonë shpie në përsëritjen e tij”, ka shkruar Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat