Flet djali i i axhës së Hamide Magashit, dyshon se Sokol Halili krimin nuk e kreu i vetëm

Aktuale

Flet djali i i axhës së Hamide Magashit, dyshon se Sokol Halili krimin nuk e kreu i vetëm

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 10:12
Rrezart Magashi

Rrezart Magashi, djali i axhës së të ndjerës Hamide Magashi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti Sokol Halili në oborr të Gjinekologjisë, deklaroi se vetëvrasja e këtij të fundit nuk është dënim i mjaftueshëm që i ndjeri ia bëri vetes dje.

Magashi shtoi se familja dyshon se kanë qenë edhe disa persona aty pranë të dyshuarit të cilët e kanë kryer krimin me të bashkë.

“Në rastin ku ka ndodh ngjarja kanë qenë edhe tre persona, por nuk kemi ndonjë informacion për ta”, u shpreh ai, duke shtuar se e ndjera ka përjetuar dhunë edhe nga anëtarët e tjerë të familjes se ish-burrit.

Ndërkaq motrat e të ndjerës Hamide Magashi kanë deklaruar se janë në gjendje të rëndë emocionale.

Edhe ato e quajtën të pamjaftueshëm dënimin që i dyshuari i dha vetes me vetëvrasje, dhe se hetimet nuk duhet të ndalen këtu, sepse siç thanë, në dhunën që e ka përjetuar motra e tyre kanë qenë të përfshirë edhe anëtaret e tjerë të familjes, dhe kërkuan që hetimet të vazhdojnë edhe ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat