Si e zbuloi Fatos Klosi, që Bujar Bukoshi bashkëpunonte me SHIK-un e Berishës?

Aktuale

Si e zbuloi Fatos Klosi, që Bujar Bukoshi bashkëpunonte me SHIK-un e Berishës?

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 20:05
Fatos Klosi

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, Fatos Klosi, i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” në Klan Kosova, ka rrëfyer se si ai e zbuloi që Bujar Bukoshi bashkëpunonte me SHIK-un e Berishës.

Ai ndër të tjera ka treguar se çfarë kishte gjetur në zyrën e tij, kur mori detyrën në krye të SHIK-ut.

“Unë kur mora detyrën, gjeta në kasafortën e zyrës time një shumë goxha të madhe me marka, që Bukoshi ia kishte dhuruar SHIK-ut. Dhe, asnjëherë nuk e kuptova pse e kishte me kaq merak, Bukoshi të ndihmonte SHIK-un e Berishës?”, deklaroi ish-kreu i shërbimit sekret, Fatos Klosi.

Ai ndër të tjera tregon nëse ka një shpjegim për këtë.

“S’e di! Nuk e kam shpjeguar asnjëherë. Unë e kam deklaru me kohë këtë”.

Klosi ndër të tjera ka bërë të ditur dhe shumën e parave që kishte gjetur në zyrën e tij. Ai tha se gjithçka ishte me një dokumentacion të rregullt.

“Po more, 600 mijë marka. Ndoshta nuk është një shumë, shumë e madhe, por mua më bëri përshtypje. Shuma ka qenë 600 mijë marka. Më bëri përshtypje edhe fakti që mua ma lanë diferencën e kësaj shume, me saktësi shumë të madhe. Përse ishte harxhuar, kaq, kaq…Ishte konsideruar serioze kjo gjë, nuk ishte ndonjë gjë, që kishin pas qef me fsheh, ose me përfitu prej saj. E kam thënë dhe këtë! Edhe Gazideda kishte qenë shumë korrekt, m’i kishte lënë shënimet, se nga kjo shumë pse ishin shpenzuar, çka ishin shpenzuar. Dhe, unë gjeta gati gjysmën”, tha Klosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat