Deputetja e PDK’së i reagon Mimoza Kusarit: Shpirtëngushtë, me “këta të tjerët” ke punuar e je rrit me ta

Aktuale

Deputetja e PDK’së i reagon Mimoza Kusarit: Shpirtëngushtë, me “këta të tjerët” ke punuar e je rrit me ta

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 22:17
Eliza Hoxha

Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha i ka reaguar shefes së grupit parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari Lila, e cila sot njoftoi se ka vizituar Rexhep Selimin në Hagë, ndërsa ish-krerët e tjerë të UÇK’së, nuk i përmendi me emra, por iu referua me ‘të tjerët’.

Hoxha përmes një shkrimi në Facebook e quajti shpirtngushtë Mimoza Kusari Lila, e cila thotë se nuk pati guxim t’i përmend ish-krerët e UÇK’së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin.

“‘Mimoza Kusari” dhe të tjerët e UÇK – së… Ehhhhh…. Duhet shumë shpirtëngushtë me qenë e mos me mujt apo mos me guxu me i përmend ” këta të tjerët” si i quan sot Mimozë” e që dikur edhe ke punu e je rritë me ta…
Çka me të thané tjetër ty …Kurgjo, ama bash kurgjo..As ty e as të tjerëve që mbani llogon e njejtë e cila ju tjetërson përditë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat