Kurti me dy ministra shkon në Gjakovë

Aktuale

Kurti me dy ministra shkon në Gjakovë

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 09:47
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës.

Lajmi u bë i ditur me anë  të një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.

Prezantimi i buxhetit për këtë komunë do të bëhet te shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, në ora 15:00.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës të marrin pjesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat