Avokati Koci alarmon për largimet nga Kosova: Ja çka do të ndodhë nëse vazhdohet me këtë ritëm

Aktuale

Avokati Koci alarmon për largimet nga Kosova: Ja çka do të ndodhë nëse vazhdohet me këtë ritëm

Nga: A.Zh Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 11:00
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, është shprehur i shqetësuar për ikjen e qytetarëve nga Kosova.

Ai ka treguar se derisa një klasë në fshatin Brahinë para 40 viteve kishte 46 nxënës, tani ka vetëm një ose asnjë.

Sipas avokatit, nëse vazhdohet me këtë ritëm të largimit nga Kosova, brenda 10 viteve, shumë shkolla do të mbesin pa nxënës.

Reagimi i tij në Facebook:

1.

“Kur kam qenë në shkollë fillore në Brahinë, para 40 viteve, në klasë kemi 42 nxënësa” - po më thotë zonja e moshës së mesme.

“Të gjitha klasët kanë pasë njejtë apo edhe pak më shumë nxënësa. Njëra klasë më kujtohet i ka pasë 46 fëmijë. Ka qenë gjallni”.

2.

Tani, krejt shkolla i ka 19 fëmijē.

Realisht ka më shumë mësuesa dhe arsimtarë, se nxënësa.

Në së paku 3 klasë, është vetëm një nxënës.

Shkon në shkollë fëmiu, dhe gjatë mësimit është veç vetëm në klasë.

Objekti është i vjetër dhe nuk ka ngrohje qëndrore.

Në fshatin Bervenik, situata ka gjasa është edhe më e rëndë: janë së paku edhe dy nxënës më pak.

3.

Orllani si vendbanimi më i madh në atë pjesë, ka pak më shumë nxënës.

Shkolla është më e re.

Prandaj, besoj që është zgjidhje më racionale që të nxënësit e Brahinës dhe Bervenikut, t’a vijojnë mësimin në shkollën e Orllanit.

Me kombi. Falas. Çdo mëngjes, i mbledh para shkollave respektive.

Në anën tjetër, ka forma se si arsimtarët të angazhohen deri në pension.

Të gjithë ne, e sidomos ata që paguhen për këtë punë, duhet të mendojmë për mirëqenien e secilit nxënës.

Potecialisht, secili prej tyre ia kthen borxhin shoqërisë kur rritet dhe shkollohet mirë.

Në fund të fundit, cili është ideja primare e një shoqërie të organizuar? Të gjithë për një - një për të gjithë.

4.

Problemi kryesor i politikanëve por edhe zyrtarëve është se nuk merren, apo “nuk e lodhin kryet”, me i zgjidhë problemet reale në teren.

Me propozimin e lartëcekur:

- Nxënësve do t’u krijohet ambient më i mirë për mësim - me qenë vet në klasë, nuk është e preferueshme edhe në aspektin e mësmit: nuk ka garë dhe konkurencë.

- Do të uleshin shpenzimet dukshëm.

5.

Shqetësues është fakti që një klasë në të njejtin fshat para 40 viteve i ka pasur 46 nxënës, e tani një apo asnjë.

Situata është e ngjashme thuaja në krejt fshatrat e Kosovës.

Me këtë ritëm të largimit nga Kosova, brenda 10 viteve, shumë shkolla do të mbesin pa nxënës.

P.s

Brahina është fshat në mes të Liqenit të Batllavës dhe kufirit me Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat