Ambasadorja e USAID: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, mënyra e mirë për të ecur drejt integrimeve evropiane

Aktuale

Ambasadorja e USAID: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, mënyra e mirë për të ecur drejt integrimeve evropiane

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 13:20
Ndihmës Administratorja e USAID-it, Erin E. McKee

Ndihmës Administratorja e USAID-it, Erin E. McKee pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë  me njohjen reciproke në qendër, është mënyra më e mirë për përmirësim të raporteve mes fqinjëve.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë në qendër është mënyra më e mirë që ti ndihmojë Kosovës ti përmirësoj raportet e saj me vendet fqinje dhe në këtë mënyrë edhe të zë vendin e vet në mesin e vendeve tjera në kuadër të integrimeve evropiane”, ka thënë McKee.

Ambasadorja e USAID-it, shtoi se ata do të jenë këtu për të gjitha vendet e rajonit.

“Ne do të jemi këtu për të gjitha vendet e rajonit, që të krijojmë një mjedis ku të rinjtë nuk do ta shohin më të ardhmen jashtë atdheut të tyre”, tha McKee.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat