Psikologu i kërkon falje Zana Avdiut: Do të mësoj nga ky lëshim

Aktuale

Psikologu i kërkon falje Zana Avdiut: Do të mësoj nga ky lëshim

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 17:20
Naim Telaku

Psikologu Naim Telaku ka kërkuar falje në një storje të bërë në Facebook për komentin tmerrues që bëri për aktivisten Zana Avdiu.

Çka tha Telaku? Në mënyrë publike, ai bëri një ‘diagnostikim’ të Zana Avdiun duke e lidhur atë me Kompleksin e Elektras dhe ‘lakminë (zilinë, xhelozinë) për penis’.

Pas reagimeve të shumta denoncuese ndaj komentit të tij, ai tashmë ka kërkuar falje.

“Njerëz jemi. Gabimin e kemi brenda qenies tonë.” – nisi komentin e tij Telaku.

“…unë e ndjej që të kërkojë falje për deklaratën time dhe të them që kërkimfalja është njerëzore… Do të mësoj nga ky lëshim…” – vazhdonte më tej Telaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat