Bislimi zhvilloi takimin e rregullt me organizata të shoqërisë civile

Aktuale

Bislimi zhvilloi takimin e rregullt me organizata të shoqërisë civile

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 18:05
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zhvilloi takimin e rregullt me organizata të shoqërisë civile për muajin dhjetor.

Bislimi tha se takimi i sotshëm i radhës sektorial, në fushën e energjisë, është përzgjedhur bazuar në kërkesat e organizatave të shoqërisë civile, por edhe për atë se tashmë është imponuar si prioritare për këtë vit. 

Përmes këtyre takimeve, synojmë përfshirjen e shoqërisë civile në konsultime drejtpërdrejtë me institucionet zbatuese në kuadër të reformave legjislative dhe të politikave, përpara se ato të vendosen në platformën për konsultime publike.

Ditën e sotme u bashkëbisedua mbi prioritetet nga Agjenda Evropiane e Reformave, sa i përket eficiencës së energjisë dhe objektivat mbi energjinë e ripërtëritshme për Kosovën. Pjesëmarrësit u ftuan të shfrytëzojnë konsultimet e rregullta në kuadër të nën-komiteteve të MSA-së si dhe platformën për konsultime publike.

Kemi pasur takime shumë të mira në fushat e tjera si reforma e administratës publike, ambienti, shëndetësia, arsimi, çështjet e punësimit dhe ato sociale. Procesi i Integrimit Evropian, është aq kompleks dhe kërkues saqë kërkon mobilizimin e gjithë potencialit vendor, prandaj çdo ndihmë dhe kontribut është i mirëseardhur. Si Qeveri, llogarisim në përkrahjen e akterëve të shoqërisë civile, në arritjet sektoriale e jo vetëm, meqenëse para përfundimit të këtij viti, do të aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Bislimi.

“Ne i shohim akterët e shoqërisë civile si partnerë në procesin e Integrimit Evropian, ku secila palë ka rolin e vet dhe mund të jap kontribut në hartim, monitorim, zbatim apo komunikim të reformave”, shtoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat