​Ymeri: Qeveria nëpërmjet gjuhës propagandistike po fsheh ndryshimin e Kurti

Aktuale

​Ymeri: Qeveria nëpërmjet gjuhës propagandistike po fsheh ndryshimin e Kurti

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 22:22
Visar Ymeri

Veprimet e Qeverisë Kurti II, janë të ngjashme me qeveritë e kaluar por vetëm retorikën e kanë atë që kanë pasur në opozitë, ka thënë analisti Visar Ymeri

Ish-bashkëpartiaku i Kryeministrit Albin Kurti, Visar Ymeri ka thënë se për ndryshimet e kryeministrit Albin Kurti, ku ka thënë se pushteti i Kurti është shumë i shkathet në “gjuhen propagandistikë” që t’i mbulojë dështime qeverisë.

Më tej ai ka thënë se debat janë të nevojshme për të diskutuar edhe zbërthyer ndryshimet që qytetarët të jenë të informuar për ndryshimet.

“Jo çdo herë ndryshimet janë të dukshme dhe kur është i dukshëm pushteti Kurtit e ka mundësin nëpërmjet gjuhës propagandistike me mbulua ndryshimin. Edhe këtu ka një farë dallimi në shoqërinë kosovare në mes të fjalëve që ia besojnë politikanit edhe veprave që nuk ja shohin ose nuk munden me analizua”, ka deklaruar Ymeri.

Sipas, Ymerit, Kurtit i takon përgjegjësia e llogaridhënies pse i ka realizuar ose nuk i ka realizuar premtimet apo mos premtimet e caktuara jo analisteve.

“Po me dal me thënë se kjo është çfarë ka dashur Partia Lëvizja Vetëvendosje e me vepruar të kundërt e asaj që ka fol LVV-ja është hipokrizi e madhe dhe patolerueshëm. Ma shumë se sa ndryshimi i Albin Kurti është fshehja e ndryshimit që po i bënë qeverisja e LVV-së së bashku me Kurtin këtij ndryshimi”.

Ymeri ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti II, janë të ngjashme me qeveritë e kaluar por vetëm retoriken e kanë atë që kanë pasur në opozitë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat