Hyseni: Edhe po të dojë Vjosa Osmani, nuk mund të bëhet si Millosheviqi

Aktuale

Hyseni: Edhe po të dojë Vjosa Osmani, nuk mund të bëhet si Millosheviqi

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 01:01
Ish-ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni

Ish-ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni ka folur sërish rreth deklaratës së mëparshme, ku kishte krahasuar deklaratat e Osmanit me shprehjet e Millosheviqit.

Hyseni është qartësuar plotësisht, për t'i demantuar ata që e nxorrën nga konteksti, duke thënë se Vjosa Osmani, edhe po të dojë nuk mund të bëhet si kasapi i Ballkanit.

Veç kësaj, dikur një nga njerëzit më me ndikim në LDK, shtoi se fokus i kritikës së tij ka qenë fenomeni i krijimit të armiqve atje ku s'ka.

“Asnjëherë se kam krahasuar Osmanin me Millosheviqin. Osmani edhe po të dojë s’mund të bëhet si Millosheviqi. Fokus i kritikës time, ka qenë fenomeni i krijimi të armiqëve atje ku s’ka. Kjo ka ardh pas një deklarate skandaloze të Osmanit për ndërmjetin evropian, Borellin. Do të thotë, edhe Millosheviqi e bëntë, krijonte armiq të ri, atje ku s’ka pasur. S’lodhem hiç për Vjosa Osmanin, s’lodhem hiç për atë punë, për aq kohë sa ajo i krijonë probleme Kosovës”, tha Hyseni tutje në Prime Time.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat