Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme në Zveçan e Leposaviq

Aktuale

Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme në Zveçan e Leposaviq

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 12:11
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Sipas KQZ’së, afati i aplikimit për këtë periudhë do të përfundojë më 9 dhjetor 2022.

“Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit. Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së ëëë.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmes postës) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/”, thuhet në njoftimin e KQZ’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat