Eksperti i sigurisë: Strukturat kriminale të Aleksandër Vuçiqit sulmuan sot në veri

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Strukturat kriminale të Aleksandër Vuçiqit sulmuan sot në veri

Nga: N. Sh. Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 17:07
Agim Musliu

Sot në Zubin Potok janë dëgjuar dy shpërthime.

Ndërsa tri të tjera janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut.

Sipas raportimeve të disa mediave serbe, shpërthimet në Zubin Potok ndodhën në kohën kur anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor, nën përcjelljen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, hynë në hapësirat e objektit komunal.

Për këtë ka reaguar eksperti i sigurisë, Agim Musliu.

Ai thotë se kjo është vepër e presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Musliu pohon se strukturat kriminale i sulmuan sot zyrtarët e shtetit të Kosovës.

“Kjo është vepra e Aleksandar Vuçiqit - të përkëdhelurit të Evropës!

Strukturat e tij kriminale të quajtura si "mbrojtja civile" e të ushtruara në Qendrën e Spiunazhit në Nish, kanë sulmuar sot zyrtarët e shtetit në disa lokacione në veriun e Republiës së Kosovës”, shkruan ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat