Vasfije Krasniqi u kërkon krerëve të shtetit që kjo lulëkuqe të bëhet simbol përkujtimor i gjenocidit

Aktuale

Vasfije Krasniqi u kërkon krerëve të shtetit që kjo lulëkuqe të bëhet simbol përkujtimor i gjenocidit

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 19:33
Lulëkuqja me katër petale

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëra nga viktimat që ka denoncuar publikisht dhunën seksuale, Vasfije Krasniqi – Goodman, përmes një letre drejtuar presidentes Osmani, kryeministrit Kurti e kryetarit të Kuvendit, Konjufca, iu kërkoi që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Ajo tha se arsyetimi i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, është i duhur dhe iu kërkoi krerëve të shtetit që ta përkrahin këtë iniciativë për përfshirjen e çdo forme të akteve gjenocidale në njërën nga petalet e lulëkuqes.

“Dita ditës njerëzve u bëhet e qartë se plani i Serbisë për gjenocid në Kosovë kishte për qëllim shkatërrimin e shqiptarëve si komb dhe për realizimin e këtij qëllimi ata vranë shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive, dhunuan seksualisht mbi 20 mijë femra dhe meshkuj shqiptarë, dëbuan nga vatrat e tyre mbi një milion shqiptarë dhe shkatërruan mbi 100 mijë shtëpi, objekte arsimore, monumente kulturore dhe historike që lidhen me identitetin e shqiptarëve”, shkroi Krasniqi – Goodman.

Kujtojmë se Krasniqi – Goodman nuk është më pjesë e kuvendit, pasi e njëjta ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat