Avokati: Zgjedhjet duhet të mbahen në katër komunat veriore të Kosovës

Aktuale

Avokati: Zgjedhjet duhet të mbahen në katër komunat veriore të Kosovës

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 21:46
Bardhyl Hasanpapaj

Zgjedhjet duhet të mbahen, por fillimisht duhet që të këtë rend dhe qetësi ka thënë avokati Bardhyl Hasanpapaj.

Avokati Hasanpapaj, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, ku ka thënë se pavarësisht shpërthimeve edhe situatës së tensionuar duhet që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen pasi sipas tij institucionet nuk duhet të bllokohen.

Sipas tij nëse rrethane na lejojnë duhet që të mbahen zgjedhjet. “Zgjedhjet duhet të mbahen sa ma shpejt aq më mirë shpresojmë të mbahen në datë që janë paraparë më 18 dhjetor të vitit 2022”, ka deklaruar ai.

Tutje ai ka thënë se “Lufta e Kosovës është me bandat kriminale që janë të dirigjuara nga Serbia”. Ndërsa analisti Astrit Gashi, i ka reaguar duke i thënë se Serbinë duhet të largojë nga veri por si do ta largojë?

“Nëse më thua që negociata me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, vazhdo shoku im. Unë nuk besoj që një gjë e tillë është e mundur” ka thënë Gashi.

Më tej Gashi e ka pyetur Hasnpapaj-n se a duhet të shtyhen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri?

Ai i është kundërpërgjigjur se nuk habitet e as nuk e sheh tragjike edhe nëse shtyhen zgjedhjet në veri të Kosovës.

“Ku nuk ka rend e qetësi nuk ka zgjedhje edhe prandaj duhet të shtrihet rendi edhe qetësia në atë pjesë as një shërbimi nuk ofrohet. Zgjedhjet janë ABC-ja e demokracisë kur nuk ka zgjedhje s’ka asgjë tjetër “, ka theksuar Hasanpapaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat