Flasin nga KQZ: Shtyrja e zgjedhjeve në veri është në kompetencë të presidentes

Aktuale

Flasin nga KQZ: Shtyrja e zgjedhjeve në veri është në kompetencë të presidentes

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Ilir Gashi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka folur rreth situatës së krijuar në veri, ku u sulmuan disa zyrtarë policorë dhe të KQZ-së.

Ai tha se KQZ-ja është e gatshme t’i mbajë zgjedhjet në datat e parapara në komunat veriore të vendit, mirëpo, sipas tij, fillimisht duhet të krijohen kushtet e sigurisë në ato komuna.

“Ne sot kemi bërë përpjekje që t’i dërgojmë zyrtarët tanë në Mitrovicë të Veriut, por nga ajo që u pa siguria nuk ishte e garantuar pasi zyrtarët tanë atje nuk mund të qëndronin në zyrat e tyre për t’i kryer detyrat dhe përgjegjësitë e ngarkuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është e gatshme, gjithçka varët te siguria e qytetarë e qarkullimit të lirë dhe e drejta për të zgjedhur”, ka thënë Gashi në Edicioni Special.

Sipas Gashit, është në kompetencë të presidentes nëse do të duhej të shtyheshin zgjedhjet në këto komuna.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i përgatitur t’i mbajë zgjedhjet në datat e caktuara 18 dhe 25 dhjetor, sipas vendimit të presidentes dhe nuk është në kompetencën tonë as për ta trajtuar as për ta nxjerrë ndonjë vendim sa i përket shtyrjes, ajo i takon presidentes”.

Gashi theksoi se sigurinë e qytetarëve nuk e bën KQZ-ja, atë e garantojnë institucionet përkatëse.

“Qeveria dhe ministri i brendshme duhet të ushtrojnë sovranitetin atje për të krijuar kushte që një proces i tillë të ndodhë ashtu si e përcakton ligji dhe kushtetuta”, ka shtuar ai.

“Ndoshta plani operativ i institucioneve të sigurisë është dashur të bëhej më herët, është dashur të siguroheshin objektet dhe qasshmëria në ato objekte më herët dhe pastaj të veprohet me dërgimin e zyrtarëve tanë në ato komuna”, ka vazhduar ai

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat