Abazi: Nuk do të ishte fundi i botës nëse do të shtyheshin zgjedhjet në veri

Aktuale

Abazi: Nuk do të ishte fundi i botës nëse do të shtyheshin zgjedhjet në veri

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 00:38
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi thotë se është e vështirë mbajtja e zgjedhjeve në veri në një situatë të tillë ku hidhen edhe bomba.

Abazi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se nuk do të ishte fundi i botës nëse mbajtja e zgjedhjeve në veri do të shtyhej për një periudhë të caktuar“.

I dëgjova disa deklarata të KQZ atje që sigurisht që në një situatë të tillë ku hedhen bombat, nuk është lehtë me paramendu që mundet me u mbajt zgjedhjet. Rrjedhimisht nuk do të ishte fundi i botës që të shtyhet për një periudhë të caktuar edhe cështja e zgjedhjeve”.

Tutje ai shtoi se ‘Edhe sikur të ketë serbë me vullnet të mirë të dalin në zgjedhje e kanë të pamundur sepse e kanë të bëjnë me struktura ilegale të Beogradit’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat