​Koalicioni i Organizatave jo Qeveritare DnV kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në veri të vendit

Aktuale

​Koalicioni i Organizatave jo Qeveritare DnV kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në veri të vendit

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Koalicioni i Organizatave jo Qeveritare DnV, ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve në veri të vendit.

Sipas DnV-së në situatën aktuale është e pakuptimtë të insistohet në mbajtjen e zgjedhjeve. Në komunikatë theksohet se KQZ e ka të pamundur të organizojë zgjedhje normale dhe të sigurohet personeli.

“Është e qartë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pothuajse të pamundur që të realizojë operacionet përkatëse zgjedhore për mbajtjen e rregullt dhe normale të këtyre zgjedhjeve. Madje, KQZ-ja e ka pasur të pamundur që një gjë të tillë t’ a bëjë edhe me asistencën e Policisë.

Bazuar në këtë situatë, është vështirë e besueshme që do të mund të garantohet siguri në këto komuna për qindra persona të angazhuar si staf zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, si dhe mijëra qytetarë me të drejtë vote. Për më tepër, probleme mund të ketë edhe me hapjen e vet qendrave të votimit.

Në rrethanat aktuale të mungesës së sigurisë për stafin zgjedhor, mungesën e kandidatëve të komunitetit serb në garë, si dhe gjasave të pakta për pjesëmarrje të qytetarëve në zgjedhje, DnV kërkon nga Presidentja e vendit që të iniciojë konsultimet me akterët relevantë për të shtyrë zgjedhjet në katër komunat veriore”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat