Diplomati britanik: Nuk do doja të isha në vendin e Kurtit

Aktuale

Diplomati britanik: Nuk do doja të isha në vendin e Kurtit

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 22:23
Timothy Less

Diplomati britanik, Timothy Less, ka deklaruar se Kosova gjendet në një pozitë shumë të vështirë politike, prandaj ai thotë se nuk do të donte të ishte në pozitën ku është Kryeministri Kurti.

Nga Tirana u konfirmua se Prishtina dhe Beogradi kanë marrë tekstin e përditësuar të planit franko-gjerman, që për synim ka normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë ky plan nuk do të jetë i lehtë për tu pranuar nga pala kosovare, sipas diplomatit britanik, Timothy Less.

Ai për tëvë1 ka treguar se ndërkombëtarët po punojnë për krijimin e një autonomie për serbët e Kosovës.

Less thotë se nuk do të dëshironte që në këto momente të ishte në vendin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Diplomatët ndërkombëtarë janë dakord që çdo marrëveshje duhet të bazohet në idenë që Kosova t’u japë autonomi serbëve dhe Serbia ta njohë Kosovën. Pra, tani Kosova duhet të vendosë. Nëse pajtohet me Bashkësinë e Komunave Serbe, përgjegjësia do të jetë e Serbisë që ta njohë Kosovën. Nëse nuk pajtohet me këtë, atëherë hapen skenarë të rinj. Ndoshta, Kosova mund të jetë ende në gjendje të ruajë status quo-në, në pritje që gjërat mund të ndryshojnë, kur mund të sigurojë pavarësinë e plotë pa ia lëshuar autonominë serbëve. Por rreziku është që Serbia të ndërmerr hapa për të aneksuar veriun ndërkohë, me pranimin e aktorëve të jashtëm që do ta shohin Kosovën si palë penguese. Nuk do të kisha dëshirë të isha në vendin e Kryeministrit Kurti”, tha ai.

Ai shprehet skeptik se 5 vendet mos njohëse do te ndryshojnë qëndrim për pavarësinë e Kosovës, pavarësisht propozimit franko-gjerman.

Sipas tij çdo gjë varet nga Serbia nëse do ta njoh apo jo pavarësinë e Kosovës.

Dyshoj se pesë shtetet brenda Bashkimit Evropian do ta njohin Kosovën, pa e bërë një gjë të tillë Serbia. SHBA-të kanë tentuar vitin e kaluar ta ndihmojnë Kosovën në këtë aspekt por nuk kanë arritur sukses. Po e përsëris fokusi i ndërkombëtarëve fillimisht është që të krijohet një autonomi për serbët. Komisioni Evropian, Franca, Gjermania dhe të tjerët po përpiqen të mbajnë një pozicion neutraliteti sesa ta zgjidhin atë në favor të shqiptarëve të Kosovës”, thotë diplomati Less.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq akoma nuk e kanë bërë publike propozimin e përditësuar franko-gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat