Bahtiri tregon se si përfundoi në shtëpinë e Radojçiqit në veri, bashkë me Haradinajn e Rakiqin

Aktuale

Bahtiri tregon se si përfundoi në shtëpinë e Radojçiqit në veri, bashkë me Haradinajn e Rakiqin

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 23:06
Agim Bahtiri. Radojçiq dhe Ramush Haradinaj

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka zbuluar për një takim të tij me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe me atë të Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën kur në Kosovë po tentohej të formohej koalicioni PAN.

Bahtiri ka rrëfyer se pas një telefonate të Haradinajt e më pas edhe të Rakiqit, kishte përfunduar në shtëpinë e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, tashmë i kërkuar nga organet e Kosovës dhe i shpallur ‘non grata’ nga ShBA.

“Është e padrejtë që Ramushi i kundërvihet Albinit. Haradinaj në kohën e PAN-iut. Kah ora 21:00 i mramjes. Më ka thirr Ramush Haradinaj në telefon. Më ka thënë se po më duhesh me ardh, e kam pyet ku je, më tha: tash të thirr dikush edhe të tregon se ku jam. Edhe më ka thirr Rakiqi, aso kohe kryetar i veriut të Mitrovicës. Ai më tha, se nëse do të vijsh te ai person që të telefonoj, unë jam i gatshëm të dërgoj te ai”.

“Unë me të thënë të vërtetën kam menduar që e kanë kidnapuar Ramushin. E kam thirr komandantin e Mitrovicës së Jugut, edhe ju kam treguar se nëse më ndodh diçka e dini se jam nalt. E kam pa për herë të parë shtëpinë e jaranit të tij, Radojçiqit. Kur kam zbritur prej kerrit, i kam parë disa persona me automata të moshës 30 vjecare. Kur hyra brenda e kam pa Ramushin bashkë me Radojçiqin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat