22-vjeçari që kanosi Zana Avdiun, deklarohet prokuroria tregon çka do të ndodh me të

Aktuale

22-vjeçari që kanosi Zana Avdiun, deklarohet prokuroria tregon çka do të ndodh me të

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 09:42
Zana Avdiu

Policia ka arritur të arrestojë një person i cili dyshohet se ka kanosur analisten Zana Avdiu për shkak të postimit të saj për Granit Xhakën në Facebook. I arrestuari E.B., 22-vjeç, është ndaluar për 48 orë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se ndaj të dyshuarit pritet të ndërmerren edhe veprime tjera ligjore.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh,  i dyshuar për veprën penale “Kanosja” dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore”, tha Ulaj.

Zana Avdiu ka njoftuar se ka marrë shumë kërcënime dhe rastet i ka denoncuar në polici.

Policia është duke e hetuar këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat