​Haxhiu: Janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i IML-së, vetëm këta tre persona kanë qasje në vendin ku u zhdukën

Aktuale

​Haxhiu: Janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i IML-së, vetëm këta tre persona kanë qasje në vendin ku u zhdukën

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 12:29 Përditësuar në ora: 13:32 më 08.12.2022
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Rasti i mostrave të Deharit, paralajmërohen suspendime

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Tema kyçe në këtë konferencë ishte rasti i ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Ndër të tjerash, ministrja Haxhiu deklaroi se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë në kuadër të IML-së.

Duke folur në lidhje me këtë çështje ministrja Haxhiu ka njoftuar se i di emrat e personave të cilët kanë qasje në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e rastit kam konsideruar se është e rëndësishme të adresohem edhe publikisht. Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar që janë zhdukur mostrat e Astrit Dehari nga laboratori i Toksikologjisë në kuadër të IML-së. Ky është një akt i rëndë, një akt kriminal. Për këtë arsye menjëherë mbrëmë kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit z. Besim Kelmendi dhe drejtorin e policisë z. Fehmi Hoti.Sot në mëngjes kam vizituar IML-në dhe jam njoftuar nga zyrtarët kompetentë si në vijim. Mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe 1 epruvetë e lukthit. Nga këto epruveta, instituti, 2 epruveta me gjak ia ka dhënë institutit zviceran dhe 1 policisë për ADN. Pra aktualisht sipas informacioneve, sepse nuk kam qasje në vendin ku mbahen ato. Mungojnë 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit. Në vendin ku ruhen epruvetat kanë qasje vetëm 3 persona, pra sipas informacioneve vetëm 3 persona i kanë çelësat në vendin ku ruhen mostrat. Çdokush që ka ndjekur sadopak rastin mbi vrasjen e Astrit Deharit dhe procesin hetimor për të, e ka të qartë se prej 6 vitesh të gjitha të dhënat, provat, dëshmitarët dhe çdo e rrethanë dhe faktor është synuar të shtrembërohet, zhduket apo eliminohet. Njëjtë ka ndodhur edhe me këdo që ka pasur vullnet për ta zbardhur këtë rast. Kujtojmë këtu rastin e mjekëve, ekspertëve që përgatitën raportin e veçantë mbi të gjeturat e raportit të autopsisë të përgatitur nga IML”,tha Haxhiu.

Haxhiu gjithashtu theksoi se ka edhe shumë rrethana të tjera të raporteve ndërkolegiale në këtë institucion të cenuar rëndë nga e kaluara e errët, e që japin indicie se mund të jetë vepruar për të fajësuar njëri-tjetrin me qëllime e motive të ulëta, duke e ditur se çfarë peshe e rëndësie ka rasti Dehari, por kjo mbetet të vërtetohet nga prokuroria e policia.

“Unë besoj që sot do të përfundojë puna në suspendimin sepse legjislacioni në fuqi nuk lejon menjëherë shkarkimin, por suspendimin deri në një procedurë përfundimtare. Dhe sigurisht në përputhje me kompetencat e mia do të ndërmarrë edhe unë përgjegjësitë e mia apo do të ndërmarrë masa ndaj atyre të cilët kanë qenë në krye të institucionit, por që sipas njoftimit sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore, dukej që as nuk e kanë pasur mendjen te veprimet e përgjegjësitë e tyre”,tha Haxhiu.

“Menjëherë pas kësaj konferencë do të merren masa në përputhje me përgjegjësitë. Në fillim të mandatit ne e kemi filluar reformimin në IML. Për t’i ofruar të gjitha kushtet për punë dhe funksionalizim të plotë lidhur me kryerjen e punëve dhe përgjegjësive në akordim me legjislacionin në fuqi. Gjithashtu, siguria në IML as më herët nuk ka qenë në nivel por edhe me gjithë përpjekjet e tanishme ende nuk është në nivelin e duhur. Kemi dërguar edhe më herët raste në prokurori, pikërisht që kanë të bëjnë me raporte ndërkolegiale por që kanë dëmtuar raste të tilla, por tani kanë kaluar çdo kufi dhe nuk mund të lejohet çfarë ka ndodhur.Marrë parasysh që për këtë rast është kaq shumë vëmendje e monitorim i vazhdueshëm, përfytyroni çfarë mund t’i ndodh një rasti fatkeq që është jashtë syve të opinionit publik. Le të shërbejë ky rast për të kuptuar qytetarët se sa e thellë dhe e gjerë ka qenë ndikimi dhe kriminalizimi i elementëve të tillë. Kushdo që ka guxuar të bëjë këtë veprim mizor do të përballet me forcën e ashpër të ligjit”,shtoi ajo

Nuk ishin kontrolluar nga tetori i vitit 2021, detaje të tjera për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Haxhiu tha se ky është një akt i rëndë kriminal.

Ministrja e Drejtësisë u zotua se personat përgjegjës do të sillen para drejtësisë derisa hodhi dyshime për punën që bëhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ajo bëri të ditur se vetëm tre persona kanë qasje në vendin ku ruhen epruvetat.

Haxhiu tha se rasti është vërejtur dje, kur është bërë transferimi i mostrave nga frigoriferët e vjetër tek të rinjtë dhe se këto mostra nuk ishin lëvizur nga tetori i vitit 2021, andaj sipas Haxhiut është e vështirë të përcaktohet koha kur janë zhdukur.

“Sipas informacioneve që nga tetori i vitit 2021 nuk kanë kontrolluar në qoftë se janë mostrat sepse kështu e kanë sistemin. Tek dje në momentin që e kanë bërë këtë bartje nga frigoriferët e vjetër tek të rinjtë e kanë parë këtë”, shtoi Haxhiu.

Haxhiu: Vetëm këta tre persona kanë qasje në vendin ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Haxhiu tha se ky është një akt i rëndë kriminal.

Haxhiu tha se personat përgjegjës do të sillen para drejtësisë derisa hodhi dyshime për punën që bëhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ajo bëri të ditur se vetëm tre persona kanë qasje në vendin ku ruhen epruvetat.

“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar që janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ky është një rast i rëndë, kriminal. Kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit dhe drejtorin e Policisë.

Sot në mëngjes kam vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe jam njoftuar si në vijim.

Në raksat apo mbajtëset e epruvetave kanë qenë: 15 epruveta me gjak, një e urinës dhe një epruvetë e lukthit. Nga këto Instituti dy epruveta me gjak ja ka dhënë Institutit Zviceran dhe një Policisë për ADN. Pra aktualisht, sipas informacioneve mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Në vendin ku ruhen epruvetat kanë qasje vetëm tre persona, vetëm këta persona i kanë çelësat në këtë vend. Çdokush që ka ndjekur këtë rast dhe procesin hetimor e ka të qartë se prej 6 vitesh të gjitha provat, rrethanë e faktorë është synuar të zhduket e shtrembërohet apo të eliminohet”, tha Haxhiu ndër të tjera në konferencë.

“Protokolli i vendit kur ruhen mostrat është shumë strikt dhe nëse ai ndiqet kuptohet qartë se kush janë përgjegjësit për këtë krim. Ata që kanë pasur guxim të veprojnë në këtë mënyrë nuk zbrapsen nga përfshirja në një rast të tillë penal. Po ju them këtu dhe publikisht që autorët do të gjinden dhe autorët do të zbulohen”, tha Haxhiu.

​Haxhiu: Janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i IML-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencë të jashtëzakonshme ka thënë se janë zhdukur mostrat në Institutin e Mjekësisë Ligjore të ish-aktivistit Astrit Dehari.

Ajo tha se pas konferencës do të ndërmerren të gjitha veprimet. Haxhiu tha se i di emrat e personave qe kanë qasje në laboratorin e IML-së.

"Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Ky është një akt i rëndë dhe kriminal dhe për këtë arsyeje mbrëmë e kam njoftuar prokurorinë e shtetit dhe policinë. Sot në mëngjes e kam vizituar institutin mjekësisë ligjor dhe jam njoftuar se në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak... mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe lukthit", ka thënë ajo.

Ajo tha se situata është e rëndë dhe se rasti do të zbardhet me çdo kusht.

"Çdokush që ka ndjekur sado pak rastin e Astrit Deharit e ka të qartë se prej gjashtë vitesh është synuar që provat të shtrembërohet, zhduket e eliminohet", ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat