Nuk ishin kontrolluar nga tetori i vitit 2021, detaje të tjera për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Aktuale

Nuk ishin kontrolluar nga tetori i vitit 2021, detaje të tjera për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 13:01
Astrit Dehari

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Haxhiu tha se ky është një akt i rëndë kriminal.

Ministrja e Drejtësisë u zotua se personat përgjegjës do të sillen para drejtësisë derisa hodhi dyshime për punën që bëhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ajo bëri të ditur se vetëm tre persona kanë qasje në vendin ku ruhen epruvetat.

Haxhiu tha se rasti është vërejtur dje, kur është bërë transferimi i mostrave nga frigoriferët e vjetër tek të rinjtë dhe se këto mostra nuk ishin lëvizur nga tetori i vitit 2021, andaj sipas Haxhiut është e vështirë të përcaktohet koha kur janë zhdukur.

“Sipas informacioneve që nga tetori i vitit 2021 nuk kanë kontrolluar në qoftë se janë mostrat sepse kështu e kanë sistemin. Tek dje në momentin që e kanë bërë këtë bartje nga frigoriferët e vjetër tek të rinjtë e kanë parë këtë”, shtoi Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat