Mungesa e materialit për pasaporta, Aeroporti thotë se nuk lejohet fluturimi me dokumentacion tё skaduar

Aktuale

Mungesa e materialit për pasaporta, Aeroporti thotë se nuk lejohet fluturimi me dokumentacion tё skaduar

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar këtë të enjte se qytetarët duhet të pajisjen patjetër me dokumentacion të vlefshëm për udhëtim.

Sipas njoftimit, udhëtarëve me dokumentacion tё skaduar tё udhëtimit tё lëshuar nga Republika e Kosovës nuk do t’ju lejohet qasja nё fluturim.

“Pёr informata shtesё nё lidhje me ri-pёrtrirjen e dokumentacionit tё udhёtimit ju lusim qё tё vizitoni Ueb Faqen e Ministrisё sё Punёve tё Brendshme tё Republikёs sё Kosovёs nё linkun nё vijim: https://mpb.rks-gov.net/f/57/3728/Njoftim-per-media” thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, qytetarët tash e një kohë nuk po mund të pajisen me pasaporta.

Ditë më parë, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ministri Xhelal Sveçla ka deklaruar po përballen me mungesë të lëndës së parë të prodhimit të dokumenteve si shkak i invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës, porse me këtë problem sipas tij, nuk po përballet vetëm Republika e Kosovës por të gjitha shtetet që janë furnizuar në linjën dhe vendin e njëjtë me lëndën bazë të prodhimit të dokumentit.

Aktualisht, pasaportat po lëshohen vetëm për raste emergjente./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat