Berisha i quan “palaqo të politikës” Kurtin e Osmanin: Edi Rama është “bossi i Ballkanit”

Aktuale

Berisha i quan “palaqo të politikës” Kurtin e Osmanin: Edi Rama është “bossi i Ballkanit”

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 23:15
Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka kritikuar ashpër presidentin Osmani.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha pyet presidenten Osmani se a i di kompetencat e saj apo duhet që ta lexoj Kushtetutën.

Berisha poashtu ka lavdëruar kryeministrin shqiptar Edi Rama duke e cilësuar si “boss të Ballkanit”, ndërsa për Kurtin e Osmanin thotë se janë të defaktorizuar deri në joseriozitet.

Më poshtë statusi i plotë:

Palaqot e politikës dhe faza e dekompozimit (qelbjes) politike të neukomunistëve kosovar. Znj. Presidente!A keni kapacitete për të marr vendime si shtetar?! A i keni të kjarta kompetencat tuaja kushtetuese apo ju duhet edhe juve, ta lexoni Kushtetutën si partneri juaj politik kryeqeveritari Kurti, pranë varrit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeu?! Paradite, ka zgjedhje, mbas dite, do marim vendim për zgjedhjet, i keni lodhur edhe partnerët tanë ndërkombëtar, me theks SHBA-të, që po iu duhet të bëjnë kujdestari politike, diplomatike e të sigurisë, 24/7 ndaj rrezikimit që po i bëni rendit ligjor, kushtetues të vendit! E kuptoj se kjo është faza e dekompozimit (qelbjes) politike të neukomunistëve kosovar. Edhe Samiti i Tiranës, tregoi se bosi i Ballkanit, kur janë në pyetje levizjet e mëdha politike, është Kryeqeveritari shqiptarë Rama, kurse ju jeni të defaktorizuar deri në joseriozitet.Kthejuni detyrave të shtëpisë dhe mikromenaxhimeve në vogëlsinë tuaj politike! Filloni me implementimin e zotimeve në Washington, në frymën e Kushtetutës dhe garancën e aleatit të përhershëm SHBA, apo vazhdoni drejtë fundit tuaj, në dëm të shtetësisë dhe parimit të unitaritetit të territorit, duke i implementuar jashtë frymës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, zotimt e Bryxelit, në frymën e projektit franko-gjerman dhe pozicionimit ofenziv ruso-serb.Qendrimi amerikan ishte konsisten, që të shtyhen masat për tabelat, të kthehën në institucionet shtetrore, zyrtarët e komunitetit serb të larguar dhe të formohet Asociacioni në frymën e Kushtetutës, që ta shmangni formimin e “zajednices” jokushtetuese sipas projektit franko-gjerman.Dyshoj se, as ju si Presidente, as Kryeqeveritari, mundeni me i deformua këto detyra, që në fakt ishin urdhëresa. Ndaj, e dashur Zonja Presidente!Respektoi të paktën procuedurat formale në procesin e vendimmarrjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat