Vuçiq kalon natën me ministrin e Mbrojtjes: Nuk ka dorëzim

Aktuale

Vuçiq kalon natën me ministrin e Mbrojtjes: Nuk ka dorëzim

Nga: N.E. Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 09:56
Aleksander Vuciq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës dhe rritjes së pjesëtarëve policor në pjesën e veriut, ka thënë se nuk ka dorëzim.

Vuçiq kishte kaluar natën dhe mëngjesin tashmë me ministrin e tij të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Milan Mojsiloviq, duke postuar edhe fotografi në Instagram dhe duke shkruar “nuk ka dorëzim”.

Kujtojmë, se mbrëmë shefi i të ashtuquajtures Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.

Petkoviq i bëri komentet pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se ka rritur praninë e saj në veri të Kosovës, pjesë e banuar me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat