Nga kjo komunë është polici që u plagos mbrëmë nga banditët serbë

Aktuale

Nga kjo komunë është polici që u plagos mbrëmë nga banditët serbë

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Polici i plagosur mbrëmë nga arma e zjarri të banditëve serbë në Zveçan është nga komuna e Ferizajt. Ai është një 40 vjeçar. Kështu ka konfirmuar drejtoresha e Spitalit në Mitrovicë, Luljea Zhubi.

Ajo konfirmoi se policit nuk i është larguar plumbi nga shpatulla në Spitalin e Mitrovicës.

“Po bëhet fjalë për një polic nga rajoni i Ferizajt, është 40 vjeçar. Po është e vërtetë që plumbin nuk i është larguar në Spitalin e Mitrovicës andaj është përcjellur për në Prishtinë”, ka thënë Zhubi teksa theksoi se ishte jashtë rrezikut për jetë.

Media nga orët e hershme të mëngjes është duke u përpjekur të marrë një përgjigje mbi gjendjen e zyrtarit policor nga QKUK, por të njëjtit deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, e ka cilësuar si “të lehtë”, plagosjen nga arma e zjarrit të policit nga Ferizaj.

Rasti ka rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.

“Si pasojë e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore”, njoftoi Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat