“Një plumb i shkrepur ka shënuar fillimin e një lufte shkatërrimtare”-Hyseni, thirrje Kurtit e Osmanit për shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Aktuale

“Një plumb i shkrepur ka shënuar fillimin e një lufte shkatërrimtare”-Hyseni, thirrje Kurtit e Osmanit për shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Nga: M.L. Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 12:36
Skender Hyseni

Ish ministri i Punëve të Jashtme Skender Hyseni e konsideron si shqetësuese gjendjen aktuale në veri të vendit.

Në një postim në Facebook Hyseni i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani që të shtyjnë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme locale atje.

Ai tha se para se të caktohej data e zgjedhjeve presidentja është dashur të konsultohet me organet e sigurisë.

Në Ballkan, jo rrallë gjatë historisë, një plumb i shkrepur ka shënuar fillimin e një lufte shkatërrimtare. Kur shpërthejnë konfliktet, kot identifikon fajtorët, sepse pasojat i bartë qytetari.

Presidentja Osmani kishte vendosur të caktonte një datë për mbajtjen e zgjedhjeve ne veri. Askush nuk e konteston ligjshmërinë e këtij vendimi në një situatë normale. Por, a ishte Presidentja Osamani në diejni për potencialin shpëthyes në veri para se të bënte këtë hap?!. A ishte konsultuar ajo me organet kosovare të sigurisë?! A mund të zhvillohet një proces zgjedhor normal në një situatë jonormale, e madje edhe shpërthyese?! Përgjigjja në këtë pyetje është jo! Por përgjigja duhet të ipet nga vet Presidentja, sidomos tani pas situatës më të re të krijuar në veri me shkrepje armësh dhe plagosje policësh”, u shpreh Hyseni.

Ai theksoi se Osmani e Kurti, sot duhet të dalin para popullit dhe tregojnë çfarë zgjedhjesh do të mbahen në veri dhe a ka kushte për mbajtjen e tyre apo ato duhet të shtyhen që të evitohet eskalimi i mëtejshëm i situatës.

Pothuaj çdo veprim e vendim diletant e amatoresk i Kurtit dhe Osmanit në veri veri muajve të fundit ka qenë i gabuar! Sot veriu është tërësisht në duart e bandave e grupeve kriminale serbe atje, të cilat dirigjohen nga Presidenti serb Vuçiq, i cili si gjithmonë kërkon dhe është në pritje edhe të pretekstit më më të vogël për të aktivizuar skenarët më të errët në veri.

Kurti e Osmani sot duhet t'i drejtohen popullit dhe të marrin vendim për shtyrjen e zgjedhjeve në veri deri në krijimin e rrethanave normale!”, përfundoi Hyseni/

S.H.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat