“Jugosllavia ishte më mirë se Bashkimi Evropian”, Bytyçi i reagon Ramës: Kur çmendet kreu i ekzekutivit, atdhe e komb janë në rrezik!

Aktuale

“Jugosllavia ishte më mirë se Bashkimi Evropian”, Bytyçi i reagon Ramës: Kur çmendet kreu i ekzekutivit, atdhe e komb janë në rrezik!

Nga: N. Sh. Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 17:29
Edi Rama

Profesori Enver Bytyçi i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës, i cili tha se Jugosllavia ishte më mirë se Bashkimi Evropian në disa mënyra.

Këtë deklaratë Rama e bëri në Bruksel.

Bytyçi thotë se kjo është e tmerrshme kur e thotë një kryeministër i Shqipërisë.

Në fund të reagimit ai thotë se “kur çmendet kreu i ekzekutivit, atëherë atdhe e kom janë në rrezik”.

Postimi i plotë:

“Për ne, Jugosllavia, ku jetonin këta djemtë këtu, ishte një planet i lirisë, ishte Bashkimi Europian, më mirë se Bashkimi Europian në disa mënyra, ma ha mendja”!

Kjo është deklarata e Edi Ramës në Bruksel që ai e mbajti të mërkuren e shkuar!

Zot i Madh! E pabesueshme që ta quash një diktaturë moniste, pavarësisht liberalizmit dhe pragmatizmit të saj, si "planet të lirisë"!

Dhe kur e bën këtë një politikan shqiptar, një kryeministër i Shqipërisë, është akoma më e tmerrshme, sepse ai mohon faktin se Adem Demaçi dhe mijëra shqiptarë të tjerë, deri te Albin Kurti, vuajtën si askush tjetër në burgjet fashiste të kësaj Jugosllavie.

Mohon Goli Otokun e famshëm, ku shqiptarët vdiqën burgjeve. Mohon sakrificat e qindra-mijë shqiptarëve për Kosovën Republikë!

Zgjohuni bashkkombasit e mij! Kur çmendet kreu i ekzekutivit, atëherë atdhe e kombi janë në rrezik!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat