Tensionet në veri, Çun Lajçi vjen me një thirrje për kryeministrin Kurti

Aktuale

Tensionet në veri, Çun Lajçi vjen me një thirrje për kryeministrin Kurti

Nga: A.ZH Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 10:23
Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka folur për situatën aktuale në Kosovë, pas plagosjes së policit të Kosovës në veri të vendit.

Ai në postimin e tij në Facebook, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që të “mos e ha më fjalën e tij” lidhur me “fundin” e bandave kriminale në veri, përcjell Bota sot.

Lajçi në këtë shkrim, pos tjerash, ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, se po “e largon të vetin” dhe “të huajin po e merr ngryk”.

Reagimi i tij i plotë:

Ah, Liria! Sa e përvajshme për shqiptarët!

Edhe nji burr u grushtua. (Do t'grushtohen edhe të tjerë, se me grushta e pat nisë edhe ky, thanë do t'veriut). Nji prietar demokracie u grushtua. Doktor që shëronte dhimbje! Nji revolucionar i mija studentësh, që e përmbytën errësirën e kohës hekur. Edhe nji kurkushi u ba trim. “Emën e heroizëm bani”nji i shitun!

__Jo, mos me thoni se ishin të tillë gjyshërit tanë njiherë e dikur! Nuk dua me besua se i grushtonin baballarët e vet. Ata ua duronin fjalën e shamjen. Zemrën e fryme e kuptonin e dorë nuk çonin mbi pleqërinë, mbi mendimin ndryshe!

Edhe nji grua u ekzekutua me barkun sa koshi! Nji burrë i paburrë e rrudhi gishtin mbi frytin e vet dhe ia këputi jetën. Rrugëtimin ia ndali bimës nga palca. E shterri gurrën. Rrajën e vet e thau përgjithmonë!

__Ah! Sa trima paskan qenë gjyshërit tonë, do t’thonë nji t’ardhme nipat!

Jo! As tani për atëherë s’dua me besua se të tillë ishim!

Edhe nji polic u plagos nga kriminelët serb, n’trollin e Isë Boletinit. Edhe nji kukuvajkë,( grua as burr), foli n’Beograd: Po i dërgojmë ushtarët me ruejt rajën n’djepin tonë!

Por, edhe nji veteran lufte tha: Nisuni se po iu pret, Oso Kuka n’kullën e barotit e Albini i vuni pikë: Bandave kriminale po u vije fundi!

Mos e ha fjalën ma Kryeministër, n'do me i pasë të gjithë mbas vedit, shtova unë tue i vu pikë shkrimit!

__Ah moj Shqipni e Madhe. E gëzueme kur vishe e idhnueme kur shkojshe, thojshin do pleq me mustaqe!?

Sa e shkurtë ishte liria për shqiptarët, them unë që shkruej!

Tani Edi sillet si Mbret dhe besoni se po i ka hije! Por jo si Zogu, jo! Atij s’dua me ia prishë pashinë me Edvinin. Çdo njenin po e futë nën sqetull e po e ndrydhë, që t’mos i shkelet hija! T’huajin e merr ngryk, t’vetin e largon tej gardhit!

S’di a iu ka thanë dikush se jam i shushatun? I shushatun me sytë që shohin mirë e t’mira s’po m’duken punët që i bani! Kam frikë se po shiteni shtrejt e po bleheni lirë!

Ah, Liria! Sa e përvajshme për shqiptarët!

Farweid (Cyrih) 10.12.2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat