Tensionet në veri, vjen edhe reagimi nga NATO - ky është mesazhi për Kosovën dhe Serbinë

Aktuale

Tensionet në veri, vjen edhe reagimi nga NATO - ky është mesazhi për Kosovën dhe Serbinë

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

NATO ka reaguar pas tensioneve të fundit në veri, duke thënë se i bashkohen aleatëve të NATO-s dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it.

“Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Tutje, Lungescu tha se KFOR-i vazhdon të jetë vigjilent dhe plotësisht i gatshëm për ta zbatuar mandatin.

“Misioni ynë i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht të gatshëm për ta zbatuar mandatin që ia ka dhënë OKB-ja në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, u shpreh ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat