Deputeti nga radhët e Listës ‘Guxo’, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas kërcënimit të Serbisë për kthimin e 1000 ushtarëve serbë në Kosovë.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se kjo është thirrje e pastër për luftë.
“Prandaj, Kosova sot s'duhet të lëkundet asnjë milimetër por edhe duhet të përgatitet ushtarakisht për t’ia dhënë Serbisë goditjen edhe më të madhe se në vitin 1999”, shkroi Avdyli, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Kërcënimi Serb për kthimin e 1000 ushtarëve Serb në Kosovë, është thirrje e pastër për luftë dhe pushtim të Kosovës.
Kjo do të thotë djegie, shkatërrim dhe një kërcënim për gjenocid të ri.
Të gjitha veprimet destabilizuese me barrikada, përmes një grushti kriminelesh ne veri dhe ndjellje të frikës e defetizmit përmes argatëve shqiptar ne jug, kanë qëllimin e njëjtë që me shekuj kanë pasur - zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre.
Zatën etja e tyre për gjak, po përcillet edhe ne gjeneratat e reja.
Këtë e dëshmon edhe kënga që tregon mendjen e morbide të këtij kombi të mjerë -
UBIJ ZAKOLJI DA SIPTAR NE POSTOJI.
Prandaj Kosova sot s'duhet të lekundet asnjë milimetër por edhe duhet të përgatitet ushtarakisht për t’ia dhënë Serbisë goditjen edhe më të madhe se në vitin 1999.