Sondazhi i PIPOS: Kjo parti do t’i fitonte zgjedhjet nëse mbahen sot

Aktuale

Sondazhi i PIPOS: Kjo parti do t’i fitonte zgjedhjet nëse mbahen sot

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 21:26
Ilustrim

PIPOS ka publikuar një sondazh ku pyetja ka qenë nëse do të mbaheshin sot cilën parti do të votoni.

Nga ky sondazh Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 35.5%të votave.

LDK-ja ka dalë e dyta me 22.2%, pak më pak se kjo parti i ka marrë PDK-ja me 21.5% e cila është renditur parti e tretë.

AAK-ja ka marrë 6.6%, ndërsa Lista “GUXO”, ka marrë vetëm 1 %, parti e cila kjo është në bashkëqeverisje me VV-në.

Nisma e cila nuk është fare pjesë e kuvendit sërish në këtë sondazh nuk e ka kaluar pragun me 2.4%.

Nëse krahasohen këto përqindje me ato të sondazhit që ishte publikuar në shtator, VV-ja ka shënuar rënie për gati 2 përqind, LDK-ja ka rritje për 1 përqind, PDK-ja është me rezultat thuajse të njejtë, derisa AAK-ja ka rënë për 1 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat