Saranda Bogujevci flet për vrasësin e familjes së saj që u riarrestua në Athinë: U la të bredhë i lirë në Evropë

Aktuale

Saranda Bogujevci flet për vrasësin e familjes së saj që u riarrestua në Athinë: U la të bredhë i lirë në Evropë

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 18:43
Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci,

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka reaguar pas arrestimit të kriminelit të luftës, Sasha Cvjetan, i cili në Greqi u riarrestua nga DEA amerikane për drogë.

Cvjetan ishte pjesëtar i formacionit paraushtarak “Scorpions”, të cilët u vunë në gjyq në Serbi sepse në mars të vitit 1999 kishin pushkatuar shtatë fëmijë të moshës dy deri në 15 vjeç dhe shtatë gra në Podujevë.

“Kur Saša Cvjetan u dënua për masakrën e familjes sime, ne u pyetëm nëse drejtësia ishte vënë në vend. Përderisa nuk ka kurrë drejtësi kur të masakrohet familja juaj, ne kishim shpresuar që të paktën të nxirren mësime. Fatkeqësisht, siç e kemi parë kjo është larg realitetit”, ka shkruar Bogujevci në Twitter.

Ajo thotë se Cvjetan u dënua me 20 vjet burg, por në vitin 2018 ai u lirua tre vjet e gjysmë para se të përfundonte dënimi për shkak të “sjelljes të mirë”.

Bogujevci tha se një kriminel i tillë u la i lirë në Evropë.

“Tani, ai është arrestuar për më shumë aktivitet kriminal. Një vrasës i fëmijëve është lejuar të bredhë rrugëve të Europës”.

Policia greke se bashku me DEA-n amerikane kanë arrestuar një ishte të dënuar për krime luftë në Kosovës i cili tani ishte përsëri në botë e krimit atë të narkotikeve.

Kreu i grupit, pjesëtar i formacionit paraushtarak “Scorpions” Sasha Cvjetan, i cili është në gjyq. për krime lufte u dënua në Serbi për pushkatimin e civilëve shqiptarë.

“Skorpionët” u vunë në gjyq sepse në mars të vitit 1999 kishin pushkatuar shtatë fëmijë të moshës dy deri në 15 vjeç dhe shtatë gra në Podujevë”.

Cvjetan u lirua me kusht në mars 2018, pasi kreu më shumë se dy të tretat e dënimit me 20 vjet burg që ai ishte dënuar për krimin e luftës për vrasjen e 14 civilëve, grave dhe fëmijëve shqiptarë në Podujevë në mars 1999.

“Skorpionët” u gjykuan sepse më 28 mars 1999 në oborrin e familjes Gashi në Podujevë kishin pushkatuar 14 civilë shqiptarë – shtatë fëmijë të moshës nga dy deri në 15 vjeç dhe shtatë gra. Pesë fëmijë i mbijetuan të shtënave, me plagë të rënda.

Në vitin 2005, Sasha Cvjetan ishte dënuar për këtë vepër në Gjykatën e Qarkut në Beograd, ndërsa në vitin 2010 ishin dënuar edhe të pandehurit tjerë – Dragan Borojeviq, Miodrag Šolaja dhe Dragan Mediq, ndërsa në vitin 2011, pas përsëritjes së procedurës, u dënua edhe Željko Đukić. i dënuar.

Sasha Cvjetan kaloi gjithsej 16 vjet e katër muaj në dy institucione penale, në Sremska Mitrovica dhe në Beograd.

Ai u lirua më 22 mars 2018, më shumë se tre vjet e gjysmë para përfundimit të dënimit, pasi iu pranua kërkesa për lirim me kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat