Ministri Mehaj: Synimi ynë është anëtarësimi në NATO, ja sa ushtarë iu bashkuan FSK-së veç për një vit

Aktuale

Ministri Mehaj: Synimi ynë është anëtarësimi në NATO, ja sa ushtarë iu bashkuan FSK-së veç për një vit

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 10:35 Përditësuar në ora: 11:06 më 19.12.2022
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

"Jemi të gatshëm me mbrojt vendin në çdo kohë, Serbisë nuk i besohet"

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në komisionin kuvendar për siguri ka thënë se Kosova është e përgatitur për ta mbrojtur vendin.

Ai ka deklaruar se Serbisë kurrë nuk i besohet.

“Serbia është ajo që është, ne duhet me qenë çdo herë të përgatitur, asaj nuk i besohet kurrë. Ne jemi të përgatitur, jemi të gatshëm me mbrojt vendin në çdo kohë, kudo që kërkohet”, ka thënë Mehaj.

Ministri ka theksuar se gjatë vitit 2022 janë rekrutuar 840 ushtarë të rinj, ndërsa gjatë këtyre muajve në total janë rekrutuar 1,230 ushtarë që është dyfishi i vitit 2020 dhe 2019.

“Sa i përket ngritjes së kapaciteteve profesionale ushtarët ndjekin studime në akademitë më prestigjioze në botë si në SHBA, Gjermani, Kroaci, Mbretëri të Bashkuar, Turqi dhe më gjerë. Gjatë këtij viti janë trajnuar rreth 2,047 ushtarakë jashtë vendit. Krahas kësaj është investuar edhe ngritjen e kapaciteteve operacionale me blerjen e pajisjeve ushtarake. Gjatë vitit 2022 buxheti i investuar në këtë vit tejkalon vitin 2021 me 84%, vitin 2020 me 99% dhe vitin 2019 më 98%.Blerjet janë realizuar përmes marrëveshjeve shtet me shtet”, ka thënë Mehaj.

Mbi 1 mijë ushtarë iu bashkuan FSK-së veç për një vit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është duke raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me ministrinë që ai udhëheq dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Mehaj ka thënë se rritja e buxhetit për FSK-në ka ndikuar për rritje të kapaciteteve brenda Ushtrisë së Kosovës. 

Ministri ka theksuar se gjatë vitit 2022 janë rekrutuar 840 ushtarë të rinj, ndërsa gjatë këtyre muajve në total janë rekrutuar 1,230 ushtarë që është dyfishi i vitit 2020 dhe 2019.

“Sa i përket ngritjes së kapaciteteve profesionale ushtarët ndjekin studime në akademitë më prestigjioze në botë si në SHBA, Gjermani, Kroaci, Mbretëri të Bashkuar, Turqi dhe më gjerë. Gjatë këtij viti janë trajnuar rreth 2,047 ushtarakë jashtë vendit. Krahas kësaj është investuar edhe ngritjen e kapaciteteve operacionale me blerjen e pajisjeve ushtarake. Gjatë vitit 2022 buxheti i investuar në këtë vit tejkalon vitin 2021 me 84%, vitin 2020 me 99% dhe vitin 2019 më 98%.Blerjet janë realizuar përmes marrëveshjeve shtet me shtet”, ka thënë Mehaj.

Ministri Mehaj në Komisionin për siguri: Synimi ynë është anëtarësimi në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë raportimit në Komisionin për Siguri ka thënë se synimi i tyre është të anëtarësohen në NATO.

“Synimi ynë është anëtarësimi në NATO dhe ofrimi i kontributit tonë si shtet në sigurimin e rajonit por edhe më gjerë me pjesëmarrje në misione ndërkombëtare. Në këtë aspekt ushtarakët tonë po marrin pjesë në ushtrimet ndërkombëtare përkrah ushtrive të shteteve partnere dhe aleate”, tha ministri Mehaj.

Ai tha se synimi për anëtarësim në NATO nuk është dëshirë por vizion i përbashkët i Ministrisë, për çka pohoi se janë duke punuar në vazhdimësi.

Ministri bëri të ditur se 86 pjesëtarë gjenden jashtë vendit në dhjetë shtete të ndryshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat