​Atdhetari i shquar Ekrem Bardha mbështetë kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë

Aktuale

​Atdhetari i shquar Ekrem Bardha mbështetë kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 12:28
Ekrem Bardha

Bedri Islami, shkrimtar dhe udhëheqës i Lëvizjes Popullore të Kosovës në momentet vendimtarë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar në rrjetin social Facebook se veprimtari i shquar i çështjes kombëtare në SHBA, Ekrem Bardha i gëzohet krijimit të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” dhe i jep mbështetje që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” falënderon veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare në SHBA, Ekrem Bardha për mbështetjen që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë.

Të bashkëngjitur keni publikimin e plotë të Bedri Islami:

ATDHETARI I SHQUAR EKREM BARDHA MBËSHTET LËVIZJEN “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR”

Ekrem Bardha, njëra ndër figurat më domethënëse të lëvizjes atdhetare në Shtetet e Bashkuara, drejtues i njohur dhe mbështetës i fuqishëm i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, i pari që ka folur para Kongresit Amerikan në emër të mërgimtarëve shqiptarë në Amerikë, atdhetari , ndoshta i vetmi që në jetën e tij politike është takuar me 7 presidentë të SHBA-së, përkrahës i fuqishëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me familjen e tij, ka mbështetur Lëvizjen “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”.

Përmes një mesazhi që më ka drejtuar ai cilëson, mes të tjerave, se “Gëzohem që në Kosovë është ngritur struktura “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”.

Me dëshirë për të mbështetur Lëvizjen “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”, jam dakord që logoja e propozuar prej tyre të jetë simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë”.

Miku juaj, Ekrem Bardha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat