Kjo është policja që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Pejë, ka pësuar lëndime të rënda

Aktuale

Kjo është policja që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Pejë, ka pësuar lëndime të rënda

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 12:49
Pamje nga aksidenti

Mëngjesi i sotëm nisi tragjikisht m një aksident me fatalitet në fshatin Novosellë të Pejës, ku humbi jetën një person dhe u lënduan tre të tjerë.

Në mesin e tyre është edhe një zyrtare policore, e cila është lënduar rëndë dhe po dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin. Tre të lënduarit janë dërguar në QKUK.

Burimet nga QKUK kanë bërë me dije se policja e lënduar rëndë në këtë aksident është Hanife Lajqi, e cila sipas informacioneve të para do të hetohet për shkaktimin e këtij aksidenti me fatalitet.

Këto informacione pritet të konfirmohen pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme në vendin e ngjarjes, ku tashmë kanë dalë edhe hetuesit e IPK-së.

Sinjalizuesit bëjnë me dije se edhe viktima është një grua, rreth 50-vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Pejë.

“Në orën 07.45 në fshatin Novosellë të Pejës policia është njoftuar për një aksident trafiku, të përfshira kanë qenë dy vetura. Tre persona janë të lënduar, por më vonë janë bërë katër të lënduar. Një prej tyre ka vdekur, mjeku e ka konstatu vdekjen në vendin e ngjarjes. Tre personat janë dërgu në Emergjencë më pas në QKUK. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe IPK, pasi në aksident ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor”, tha zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës Fadil Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat