​Ministri Krasniqi: Serbët e dorëhequr, nuk guxuan të më pranojnë në zyrë nga Vuçiqi

Aktuale

​Ministri Krasniqi: Serbët e dorëhequr, nuk guxuan të më pranojnë në zyrë nga Vuçiqi

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 21:15
Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se te kryetarët serbë të dorëhequr nga komunat e veriut, vazhdimisht kanë pasur presion mbi ta e familjet e tyre nga bandat e presidentit serb, Vuçiq.

Madje ministri Krasniqi tha se kryetarët e këtyre komunave, nuk kanë guxuar ta pranojnë atë në zyrat e tyre, për shkak të presidentit serb dhe kërcënimeve të tij.

Ministri theksoi presioni mbi serbët të veriut, ishte i vazhdueshëm edhe pa vendosjen e barrikadave në pikat kufitare me Kosovës.

“Presioni është i jashtëzakonshme mbi serbët e veriut, mbi ata e familjet e tyre, nga bandat kriminale të Vuçiqit në veri të veri të vendit. Kjo ndikon që ata të rezervohen shumë në situatën në të cilën jetojnë. Vazhdimisht kemi komunikim me qytetarë përmes mesazheve, që u thonë atyre të mos i pranojnë më zyrtarët e dorëhequr nga komunat e veriut, për shkak se ka serbë tjerë që dëshirojnë të jenë pjesë e institucioneve tona. Barrikadat jofizike në veri për politikanët serbë kanë qenë vazhdimisht, unë kam pasur vizita të rregullta në komunat e veriut, s’kanë guxuar të na pranojnë në zyre, konkludimi i tyre ka qenë: nuk guxojmë të ju pranojmë në zyre për shkak të Vuçiqit. Kjo tregon shumë, që serbët lokal të veriut, kishin pas dëshirë të integrohen e zhvillohen, por kjo pamundësohet nga politika hegjemoniste nga Beogradi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat