Krasniqi: Policia ka kapacitet për t’i larguar barrikadat - po tentohet një zgjidhje e pranueshme nga të gjithë

Aktuale

Krasniqi: Policia ka kapacitet për t’i larguar barrikadat - po tentohet një zgjidhje e pranueshme nga të gjithë

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 22:25
Elbert Krasniqi

Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal tha se gjatë vizitës së sotme në veri të vendit, atje ku u betuan asamblistët e rinjë, tha se gjatë bisedave me eprorët e Policisë së Kosovës, ka kuptuar se morali i tyre është më i lartë se asnjëherë më parë.

Madje ministri tha se largimi i barrikadave nga ana e tyre mund të bëhet kurdo, por që sipas tij, heqja e barrikadave po tentohet të bëhet në një mënyrë të pranueshme për të gjithë.

Ministri Krasniqi ka vlerësuar se gjendja e policëve të Kosovës, është shumë më e mirë sesa për 20 vitet e kalara.

‘Unë sot kam pas rastin të bisedoj me disa prej eprorëve të Policisë së Kosovës. Morali i tyre është i lartë. Ata don prej polikës, që ne t’i lëjmë ata ta bëjnë punën e tyre. Nuk është problem heqja e barrikadave. Largimi i tyre po tentohet të bëhet në një formë që të jetë e pranueshme për të gjithë dhe të mos ketë dëme të tjera. Mirëpo, a kanë kapacitete me i largu? Besomni që po. Policët janë më mirë se 20 vite përpara. Ata sinqerisht janë në nivelin më të lartë të moralit, dhe e dinë për cka kanë shkuar atje”, tha ministri Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat