“Vuçiq zeza! Me “duar tua i vure barrikadat, me duar tua po i hjek”

Aktuale

“Vuçiq zeza! Me “duar tua i vure barrikadat, me duar tua po i hjek”

Nga: A.SH Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 23:59
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, tha heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.

“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, deklaroi ai.

Profesori Fadil Maloku ka ironizuar me presidentin serb, për të cilin tha se vet i vendosi barrikada dhe vet do t’i largojë atë.

“Hehe more Vuqic zeza! Si erdhe puna; Me "duar tua i vure barrikadat, me duar tua po i hjek”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat