Hapen vende të reja të punës në Polici për komunitetet, ministri Krasniqi jep detaje

Aktuale

Hapen vende të reja të punës në Polici për komunitetet, ministri Krasniqi jep detaje

Më: 5 janar 2023 Në ora: 10:07
Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka ftuar komunitetet që të aplikojnë në konkursin e hapur për zyrtarët policorë.

Data e fundit për aplikim është 26 janari.

“Në bazë të Ligjit për Policinë, Policia e Kosovës ka shpallur konkursin për pranimin e zyrtarëve policor nga komunitetet jo-shumicë, andaj i ftoj pjestarët e komuniteteve Egjiptian, Ashkali dhe Rom të aplikojnë në mënyrë që të japin kontributin e tyre në Policinë e Kosovës.

Kjo thirrje është mundësi e mirë për rritjen e numrit të policëve nga radhët e komuniteteve.

Data e fundit për aplikim është 26 janari i vitit 2023″, shkruan ministri Krasniqi në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat