Nga shpërthimi i dy bombolave të gazit në Bogë lëndohen katër persona – tre prej tyre rëndë

Aktuale

Nga shpërthimi i dy bombolave të gazit në Bogë lëndohen katër persona – tre prej tyre rëndë

Më: 7 janar 2023 Në ora: 18:07
Ilustrim

Katër persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të dy bombolave të gazit në një vilë në Bogë.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ndërsa prej tyre më pas janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 11:53 minuta, policia është njoftuar se në një vilë në fshatin Bogë kanë shpërthyer dy bombola të gazit. Si pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime më serioze ndaj janë dërguar më pas në QKUK – Prishtinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat