FSK-së sivjet planifikohet t’i shtohen 612 pjesëtarë aktivë dhe 388 rezervistë

Aktuale

FSK-së sivjet planifikohet t’i shtohen 612 pjesëtarë aktivë dhe 388 rezervistë

Më: 12 janar 2023 Në ora: 20:51
Forcave e Sigurisë së Kosovës

Ushtarët e Kosovës, brenda këtij viti planifikohet të shtohen me 612 pjesëtarë aktivë dhe 388 rezervistë.

E në konkursin që është i hapur deri më 15 janar, interesimi vlerësohet të jetë i madh.

Këtë vit, me ligj të ri, të drejtë aplikimi për t’u bërë pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës, kanë personat 18 deri në moshën 25-vjeçare.

Shefi i komunikimit strategjik në ministrinë e Mbrojtjes, bëri thirrje që të rinjtë ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Përkrahë shtimit të buxhetit për FSK-në, si shumë të rëndësishme njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, e vlerësoi shtimin e kapaciteteve njerëzore të ushtrisë.

Ministria e Mbrojtjes mirëpret aplikacione të të gjithëve me inkurajim të vajzave e grave dhe të gjithë të rinjve pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat