Reagon Bajqinovci: Kurrqysh me i ra teshat që ia ka qep opozita Albin Kurtit

Aktuale

Reagon Bajqinovci: Kurrqysh me i ra teshat që ia ka qep opozita Albin Kurtit

Nga: N.E. Më: 17 janar 2023 Në ora: 18:54
Mefail Bajqinovci

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me videon e Kurtit, ku ai e kujton ish-politikanin e vrarë pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ata që i ndërrojnë qëndrimet quhen mashtrues.

Sipas tij, të tillët janë të dëmshëm për shtetin.

“Është impresive aftësia e disave për tu transformuar në qëndrime e veprime nga njëri ekstrem në tjetrin. Ndërsa, disa lindin e vdesin me një palë mend, nuk ndërrojnë pavarësisht rrethanave.

Ata të parët quhen mashtrues, të cilët kur janë në pozita vendimmarrëse bëhen të dëmshëm për shtetin”, ka shkruar Hoti.

E ndaj deputetit Hoti, ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci thotë se “kurrqysh me i ra teshat që ia ka qep opozita Albin Kurtit”.

Sipas tij, në hall është opozita.

“Kurrqysh me i ra teshat që ia ka qep opozita Albin Kurtit. Nuk i pëlqenin qëndrimet e tij në opozitë. Nuk po u pëlqejnë qëndrimet e tij në qeveri. Në hall opozita”, ka shkruar Bajqinovci.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat