Hoti akuza Kurtit: Pagoi pa procedurë prokurimi 58 mijë franga për një minikronferencë në Davos

Aktuale

Hoti akuza Kurtit: Pagoi pa procedurë prokurimi 58 mijë franga për një minikronferencë në Davos

Më: 18 janar 2023 Në ora: 09:33
Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës

Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës ka shprehur kritika për performancën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Forumin Botëror Ekonomik që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Sipas Hotit thirrjet për investitorë dhe paralajmërime për konflikt nuk shkojnë bashkë.

Hoti ka kritika edhe për kompaninë konsulente që Kosova e pagoi dhe akuzoi Kurtin për këtë.

”Shkon në Davos dhe e organizon një minikonferencë për investime, për të cilën e paguan një kompani konsulente 58,341.19 franga zvicerane pa asnjë procedurë prokurimi“, ka shkruar Hoti në Facebook, të mërkurën.

“Por, në dhomën tjetër, kërkon nja 70 trupa më shumë të KFOR-it nga Finlanda, edhe pse KFOR-i e rrit dhe e zvogëlon numrin e ushtarëve brenda natës sipas nevojës që ka”, vazhdon ai.

Deputeti opozitar pyet se ”çfarë mesazhe janë këto dhe çfarë promovimi i investimeve është ky?“.

”Kush po e këshillon kështu“, vazhdon pyetja e Hotit.

”Kah na shpie kjo qasje në fushën e politikës dhe të ekonomisë?“, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat