Banorët e Klinës të shqetësuar që lumi do të dalë nga shtrati

Aktuale

Banorët e Klinës të shqetësuar që lumi do të dalë nga shtrati

Më: 19 janar 2023 Në ora: 23:35
Pamje nga Klina

Pas reshjeve të shiut edhe Klina është prekur nga vërshimet.

Disa komuna të Kosovës po përballen me vërshime që nga orët e mëngjesit për shkak të gjendjes së krijuar pas reshjeve të shiut.

Në videon e mëposhtme shihen pamje nga rritja e nivelit të lumit në qytetin e Klinës.

Banorët janë shprehur të shqetësuar që lumi do të dalë nga shtrati.

Ndërkohë Komuna e Klinës ka njoftuar se nesër nuk do të mbahet mësim në shkollat e kësaj komune për shkaqe sigurie të nxënësve.

Ndërsa sipas një njoftimi nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës situata e vështirësuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdojë dhe gjatë orëve dhe ditëve në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat