Sigurohet video e Nusret Canës pak para se të ekzekutohet me breshëri plumbash

Aktuale

Sigurohet video e Nusret Canës pak para se të ekzekutohet me breshëri plumbash

Më: 24 janar 2023 Në ora: 17:07
Nusret Cana, foto ilustrim

Është siguruar video e fundit e Nusret Canës para se të ekzekutohet mbrëmë me breshëri plumbash nga persona deri më tani të panjohur.

Në videon ekskluzive të siguruar nga IndeksOnline, Nusreti shihet teksa del nga një lokal në Kaçanik dhe futet në veturën e tij me të cilën largohet nga aty.

Vetëm pak çaste më vonë, autorët e krimit kanë qëlluar me kallshanikov në drejtim të veturës së Nusretit i cili kishte mbetur i vdekur në vend.

Të dyshuarit pasi kanë kryer krimin ishin larguar nga vendin i ngjarjes me veturën e tyre të cilën më pas e kishin djegur te vendi i quajtur Soponicë, jo larg Kaçanikut.

Kryesit e kësaj vrasje të rëndë e dogjën veturën e tyre, e cila kishte të vendosura traga të vjedhuara për të humbur gjurmët e krimit, mirëpo policia është mobilizuar dhe është duke kryer hetimet intenzive për të zbardhur të gjitha rrethanat që kanë quar deri të vrasja dhe identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

“Me datën 23.01.2023 rreth orës 23:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër një automjet i udhëtarëve ishte jashtë rrugës. Policia e stacionit në Kaçanik menjëherë i ka marrë masat e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe policët kanë vërejtur se një person në ulësen e parë të shoferit dyshohej se ishte pa shenja jete. Janë njoftuar ekipet mjekësore të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete. Më pas policia ka pranuar një informacion tjetër se në fshatin Soponicë të Kaçanikut afër autostradës një automjet tjetër i udhëtareve ishte përfshirë nga flaka. Ekipet zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me këtë policët hetues dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë i kanë nisur hetimet.

“Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka , ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e policisë.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i Nusret Cenës, i moshës 48-vjeç dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat