Ministria e Mbrojtjes jep detaje për zjarrin në objektet në Kazermën e FSK-së në Istog

Aktuale

Ministria e Mbrojtjes jep detaje për zjarrin në objektet në Kazermën e FSK-së në Istog

Më: 26 janar 2023 Në ora: 18:29
Zjarri në kazermën e FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për zjarrin e sotëm  që ka kapluar njërin nga objektet në Kazermën e FSK-së në Istog.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se shkaku dhe pasojat e zjarrit  janë duke u hetuar nga autoritetet përgjegjëse për menaxhimin e sigurisë së FSK-së, por dyshohet të kenë qenë si pasojë e instalimit të vjetruar të energjisë elektrike.

“Ju njoftojmë se menjëherë në vendngjarje kanë intervenuar pjesëtarët e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë dhe personeli përkatës i Komandës së Forcave Tokësore, të cilët të mbështetur nga Njësia e Zjarrfikësve të Istogut, Klinës, Pejës dhe Skenderajt kanë arritur të lokalizojnë zjarrin duke e kufizuar vetëm brenda perimetrit të këtij objekti montazh, kësisoj duke mënjanuar mundësinë e përhapjes në objektet e tjera përreth”.

“Paraprakisht, nga vendngjarja është evakuuar me kohë personeli. Tani zjarri është shuar tërësisht dhe ekipet e specializuara të FSK-së janë duke punuar për sanimin e gjendjes dhe eliminimin e dëmeve tjera kolaterale”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat